Nëna shqiptare në grevë urie pranë varrit të djalit të saj: Dua të di pse vdiq
BILLI

Lexo edheNxënësve shqiptarë u pamundësohet arsimimi, drejtori i shkollës, kryetari i komunës dhe ministri i arsimit nuk ndërmarrin masa

Djaloshi humbi jetën në moshën 25 vjeçare pasi u rrëzua nga një çati ku po punonte. Gruaja që kërkon të dijë rrethanat e ngjarjes sidomos orët e fundit që i riu kaloi në spital, nisi sot një grevë urie.
Gruaja është e vendosur të flejë pranë varrit ku prehet djali i saj në varrezat e Ternit, transmeton oranews.
“Do të qëndroj këtu derisa të hapen hetimet për shkaqet të vdekjes.”

Lexo edheNxënësve shqiptarë u pamundësohet arsimimi, drejtori i shkollës, kryetari i komunës dhe ministri i arsimit nuk ndërmarrin masa
Ajo kërkon që trupi i djalit të saj të zhvarroset për tiu bërë autopsia. “Nëse nuk do e bëjnë do e bëj unë”.
“Dhe nëse do të më largojnë nga varreza do të fle në makinë afër varrezës dhe nesër do të jem sërish këtu” thotë ajo.