“Nëna e të gjitha stuhive” – spektakël rrufeshë mbrëmë mbi Britani (Foto)
BILLI

Lexo edheShikoni çfarë i bëri rrufeja këtij autobusi

Mbrëmë Britania e Madhe u përfshi nga një stuhi e fuqishme të cilës mediat e huaja po i referohen si “nëna” e të gjitha stuhive.
Më shumë se 62.000 rrufe goditën Britaninë duke ofruar kështu një ‘shfaqje të tërë rrufeshë’.
Rrufetë goditën juglindjen e vendit para mesnatës të shoqëruara edhe me stuhi, pastaj goditën Uellsin dhe pjesën tjetër të Anglisë në orët e hershme të mëngjesit të sotë,.
Pasagjerët janë lënë bllokuar në aeroplan për orë të tëra në aeroportin e Stansted pasi fluturimet u anuluan pasi rrufeja goditi një rezervuar karburanti.
Skocia dhe Irlanda Veriore shpëtuan nga moti i keq, megjithatë temperaturat pritet të shënojnë ngritje në juglindje të vendit.






Lexo edheShikoni çfarë i bëri rrufeja këtij autobusi





