Një autobus është djegur i tëri të shtunën nga goditjet e rrufesë në verilindje të Greqisë.

Për fat të mirë askush nuk ka mbetur i lënduar njoftoi Shërbimi Grek i Zjarrfikësve.

Gjithçka ndodhi në rrugën nga Alexandroupolis në Orestijada, rreth 20 kilometra larg, pranë kufirit me Turqinë.

Greek Reporter@GreekReporter

Lightning Strikes Bus in Northern Greece, No Injuries http://dlvr.it/QVBzKD 

Lexo edheZjarr gjigant në parkun më të madh të argëtimit në Gjermani (VIDEO)

Rrufeja goditi autobusin gjatë stuhisë që goditi vendin pasditen e djeshme.

Kur autobusi mori flakë shoferi ndaloi automjetin dhe evakuoi 12 pasagjerë.

Siç transmeton AP-së zjarri u shua  nga 18 zjarrfikës.