back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNëna e Arban Abrashit akuzohet se ia la fashën në bark pacientes....

Nëna e Arban Abrashit akuzohet se ia la fashën në bark pacientes. Ministria e Abrashit ia ndali edhe pensionin invalidor (Dok)

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...
- Advertisement -

Në vitin 2011 Feradije Rexhepit i ishte harruar fasha në stomak gjatë operimit në QKUK.  Që nga ajo kohë, ajo ka mbetur invalide dhe merrte pension invalidor. Në maj të këtij viti, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ia ndërprenë pensionin. Familjarët dyshojnë se pensionin ia ndërpreu Arban Abrashi gjersa ishte ministër, për shkak të dyshimeve se nëna e tij e harroi fashën në barkun e Feradijes përgjatë operimit. Prej asaj kohe familja Rexhepi është në përpjekje të vazhdueshme për të arritur shërimin dhe drejtësinë për Feradijen. Lexoni rrëfimin rrëqethës të bashkëshortit të saj, Nazmiut

Feradije Rexhepi nga Prishtina, e lindur në vitin 1968, i ishte nënshtruar operacionit pasi që ishte diagnostifikuar me kancer në mitër.

Asaj mjekët e QKUK-së ia kishin harruar një fashë brenda trupit të saj, që mendohej të jetë sa madhësia e një peshqiri. Në media ishte publikuar edhe fasha që ishte hequr nga stomaku i Rexhepit, pas një ndërhyrje tjetër kirurgjike në një klinikë tjetër jashtë vendit.

Pas ankesave të familjarëve, në janar të 2012-ës, kishte ardhur reagimi i QKUK dhe i mjekes që e kishte operuar Rexhepin. Drejtori i Qendrës Klinike Universitare në atë kohë, Njazi Gashi dhe kirurgia Prevezë Abrashi, e kishin mohuar një gjë të tillë, duke thënë se mediat e kishin shpërndarë lajmin pa e verifikuar fare.

Por, edhe në rast se një gjë e tillë kishte ndodhur, ata e justifikonin kirurgen Prevezë Abrashi, duke thënë se gabime të tilla ndodhin anembanë botës.

Por tashmë padia ishte ngritur nga familja Rexhepi ndaj kirurges Prevezë Abrashi, e cila është e ëma e ish-ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Edhe pse drejtori Njazi Gashi dhe Prevezë Abrashi mohonin se Rexhepit i ishte harruar fasha në stomak, familja e viktimës e kishte verifikuar gabimin e saj (kirurges) në klinikën “Remedika” në Maqedoni.

“Në abdomen është gjetur një abces dhe një gazë (fashë) abdominale. Gaza është larguar, ndërsa abcesi është evakuuar”, thuhej në fletëlëshimin e klinikës “Remedika”.

Fasha që Feradijes i ishte hequr nga stomaku në Shkup

Bashkëshorti i Feradijes rrëfen për mundimet që vazhdojnë ende

Periskopi ka kontaktuar me bashkëshortin e Feradije Rexhepit, Nazmiun.

Ai thotë se tregimi për përjetimet e familjes së tij është ‘film’, derisa rrëfen mundimet disavjeçare për shërimin e Feradijes dhe insistimin e tij për drejtësi, për rastin e fashës, prej kur, thotë ai, se shëndeti i bashkëshortes së tij është përkeqësuar deri në shkallë invaliditeti.

Ai tha se Feradija fillimisht i ishte nënshtruar një operacioni nga mjekë gjermanë në QKUK, e më pastaj një operacioni tjetër, ku kirurge ishte Prevezë Abrashi. Tregoi se si QKUK-ja ishte munduar t’i fajësojë ekipin gjerman të mjekëve për fashën e harruar në stomakun e bashkëshortes së tij.

Sipas tij, kjo ishte e palogjikshme, sepse, edhe po të ishte e vërtetë kjo gjë, Abrashi kishte kryer operacionin e dytë të bashkëshortes së tij dhe do duhej ta vëreje fashën, nëse ajo ishte harruar në stomakun e Feradijes nga mjekët gjermanë.

“Qysh është e mundur pra që këta e kanë kry operacionin dhe nuk e kanë pa fashën, ose e kanë pa dhe e kanë lënë aty”, pyet ai.

Por kjo gjë ishte qartësuar shpejt, pasi që Feradija ishte dërguar në klinikën “Remedika” në Shkup, ku incizimi i bërë atje e kishte vërtetuar fashën në stomakun e saj, derisa operacioni për heqjen e saj ishte kryer në Qendrën Klinike Universitare të Shkupit.

Kirurgia Prevezë Abrashi 

Ai tregoi edhe se si ishte mbyllur padia që ai e kishte bërë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Dhe thotë se lënda e tij ishte mbyllur nga prokurori Hivzi Bajraktari.

“Padia që ne e patëm bë kundër Prevezë Abrashit, u mbyll nga prokurori Hivzi Bajraktari. Dhe u bë pa na informu fare. Asnjë seancë gjyqësore nuk është bë. Padia është mbyllë përderisa unë isha në Angli, ku pata shkuar që të ndihmojë në mbështetjen financiare të familjes, pas shpenzimeve të shumta në mjekimin e gruas”, tha ai.

Edhe pse Nazmiu tha se familja e tij ishte gëzuar kur e kuptoi që mundimet e bashkëshortes së tij vinin vetëm nga fasha e jo nga rikthimi i ndonjë kanceri, tha se u dëshpëruan shumë shpejt kur kuptuan se fasha që kishte qëndruar në stomakun e Ëadijes do të sillte komplikime të mëvonshme shëndetësore, duke u kombinuar edhe me pasojat tjera, siç ishte rrezatimi gjatë kohës sa ajo kishte kancerin në mitër.

Feradija merr pension invalidor, por i ndërpritet kur Arban Abrashi ishte ministër MPMS-së

Edhe pse Feradija ishte grua e shëndetshme, dhe punonte bashkë me Nazmiun në marketin që ato e kishin në pronësi, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ajo tashmë kishte nisur ta marrë asistencë invalidore.

Por, këtë vit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, konkretisht Departamendi i Administratës Pensionale të Kosovës, ia ndaloi edhe pensionin invalidor Feradijes, kur ministër ende ishte Arban Abrashi, i biri i kirurges Prevezë Abrashi. Arsyetimi ishte se gjendja e Feradijes ishte përmirësuar nga hera e kaluar kur ajo i ishte nënshtruar vlerësimit të komisionit mjekësor për të vazhduar pensionin invalidor.

Vendimi i MPMS-së

“Jo se kanë qenë shumë, por ajo u gëzojke saherë që i merrte ato 75 euro. Nuk i ka më as ato. Iu ndalën, nuk e di… është e dyshimtë”, thotë ai.

Për Nazmiun kjo gjë nuk është aspak e drejtë. Ai dyshon se kjo ka mundur t’i bëhet qëllimisht nga Abrashi, për shkak të padisë që familja e tij i ka bërë Prevezë Abrashit, nënës së ish-ministrit.

“Pse nuk ia ndalën pensionin invalidor nga ministri i mëhershëm, nga pushteti i mëhershëm? Pse tash, edhe pse shëndeti i saj nuk është përmirësuar aspak?”, pyet ai.

Edhe në ankesën që e ka bërë Feradija, vendimin e MPMS-së e konsideron të njëanshëm, diskriminues, të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Ankesa e Feradijes drejtuar MPMS-së

Nazmiu thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim tjetër pas ankesës së tij nga asnjë institucion.

Feradija do të dërgohet në Gjermani në kërkim të shërimit, Nazmiu do të kërkojë drejtësi

Nazmiu thotë se familja e tij është ende në kërkim të shërimit, sikurse është edhe në kërkim të drejtësisë për shkatërrimin e shëndetit të bashkëshortes së tij.

Ai thotë se është duke provuar që së shpejti ta dërgojë në Gjermani Feradijen, me shpresën që do të gjej tretman më të mirë mjekësor.

“Jam duke provuar që përmes disa mënyrave ta dërgoj në Gjermani për shërim. Nuk e di, është situatë e pashpresë por s’mund t’i ndalë tentimet”, thotë ai.

Kam kërkuar edhe drejtësi, edhe hapësirë mediale, por shumë shpesh jam refuzuar dhe nuk ka dashur askush që të merret me rastin tim, thotë Nazmiu.

“Por, unë nuk do të ndalem”, thotë ai, i lodhur nga përpjekjet disavjeçare për të gjetur shërim për bashkëshorten e tij, shëndeti i së cilës mori tatëpjetën që nga operimi në QKUK.

Megjithatë, Nazmiu thotë se ka shpresë që rasti i bashkëshortes së tij do të ndriçohet, sepse rasti është hapur sërish nga gjykata dhe – thotë se – me këtë po merren hetuesit e EULEX-it. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz