“Donika Gërvalla, tradhtare e kombit” – Peci i reagon Lushtakut për shpërndarjen e kësaj thirrjeje
dp

Lexo edheKy është gjyqtari zviceran që pati rol kyç në dënimin e krerëve të UÇK-së

Peci e ka kritikuar qasjen e PDK-së, duke thënë se gjatë ditës flitet për unitet dhe solidarizim me të dënuarit në Hagë, ndërsa gjatë mbrëmjes, sipas tij, shfaqen akuza dhe përçarje brenda grupit.
“PDK gjatë ditës, e ka gojën plot unitet, por kur bjen nata, shih se çfarë helmi prodhon”, ka shkruar Peci.
Ai ka përmendur edhe deklaratën e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, gjatë protestës, duke thënë se ai kishte deklaruar se protesta ishte në solidarizim me të dënuarit në Hagë dhe jo kundër dikujt.
Peci ka përmendur gjithashtu thirrjen e djalit të Jakup Krasniqit për eliminimin e dallimeve, duke e krahasuar atë me zhvillimet e mëvonshme brenda PDK-së.

Lexo edheKy është gjyqtari zviceran që pati rol kyç në dënimin e krerëve të UÇK-së
“Mirëpo, kur mbramja afrohet e mes anëtarëve të këtij grupi, që kurrë nuk u bë parti politike, fillojnë përçarjet e akuzat ndaj njëri-tjetrit se kush e ka votuar gjykatën speciale…”, ka shkruar ai.