Nice: Gjyqet ndaj Thaçit e të tjerëve u shkëputën krejtësisht nga pretendimet për “marrje të detyruar të organeve”

Ish-prokurori Geoffrey Nice bëri të ditur se cilat janë çështjet kryesore që do të duhej të shqyrtojë trupi gjykues i Apelit.
Geoffrey Nice në një prononcim për Lajmi.net përmendi raportonin e Dick Martyt, duke theksuar se që nga koha kur u pranua ky raport shumë presione të ndryshme politike janë nxitur dhe kanë ndikuar më pas në proces.
Sipas tij në Apel duhet trajtuar dhe duhet bërë përpjekje që të zbulohet se cilat konsiderata politike, në dallim nga ato të thjeshtat ligjore kanë ndikuar në procesin dhe në gjykimin e 4shes në Hagë.
Nice ngre një pikë kyçe që është nëse Prokuroria nuk ka hetuar dhe provuar në mënyrë sistematike krimet e pretenduara dhe se Apeli duhet shqyrtuar nëse përfundimi për një qëllim të përbashkët kriminal mbështetet plotësisht në provat dhe në çështjen që ishte paraqitur gjatë gjykimit. Ai madje tha se mendohet se presione të ndryshme politike të kenë nxitur dhe ndikuar procesin në gjyqin kundër Thaçit dhe të tjerëve.
“Gjatë 15 viteve të fundit, që kur Raporti Marty u mor si bazë në Këshillin e Evropës, integriteti i procesit që çoi në krijimin e kësaj gjykate është vënë në dyshim nga shumëkush. Presionet politike të llojeve të ndryshme që nxisin dhe ndikojnë në proces mendohet se kanë çuar përfundimisht në gjyqet e Thaçit etj. Përmbajtja e këtyre gjyqeve ishte krejtësisht e shkëputur nga pretendimet e pabazuara për “marrje të detyruar të organeve”, mbi të cilat u hodh hapi i parë i procesit. Nuk e di se në ç’masë këto presione kanë qenë objekt argumentimi nga ana e mbrojtjes gjatë gjykimit. Ato duhet të trajtohen në apel dhe duhet bërë çdo përpjekje për të zbuluar se cilat konsiderata politike – në dallim nga ato thjesht ligjore – kanë ndikuar në procesin dhe gjykimin në tërësi (nëse vërtet ka pasur të tilla, siç supozohet)”, përfundoi ai për lajmi.net

Lexo edhe30 ditë për Apel: Ja çfarë ndodh pas aktgjykimit ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
Trupi Gjykues dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Vendimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij palët kanë të drejtë ankese./Lajmi.net/












