back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeNehat Thaqi arrin në Kosovë rreth orës 19:30

Nehat Thaqi arrin në Kosovë rreth orës 19:30

Të ngjajshme

Qeveria rriti shpenzimet, ja ku shpenzoi më shumë

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë gjatë tre...

Nisma certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar sot për...

Limaj pjesë e PDK-së?, Beqa: Lista jonë do të jetë me befasi të mira

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka...

Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën euroja...
Nënkoloneli i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaqi i cili pas më shumë se një muaji qëndroi në qendrën e paraburgimit në Nish, nën akuzën për krime lufte nga autoritete serbe, është liruar sot.
Ndërkohë burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Thaqi do të arrijë në pikën kufitare, Merdare, rreth orës 19:30.

Mediat serbe para pak çastesh i kanë publikuar edhe pamjet e para të Nehat Thaqit kur ai doli nga burgu rreth orës 16:00.

Avokati i Nehat Thaqit, Sead Spahoviq ka thënë se të tre anëtarët e familjes Milovanoviq e bënë të qartë se klienti i tij nuk ishte njeriu që i kishte dëbuar ata nga Lipjani.

Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz