Në Ulqin nga turzimi jetohet dy muaj, nga bujqësia një vit
BILLI
Lexo edheNë këtë aplikacion mund ta shihni aeroplanin me të cilin vijnë familjarët e juaj në Kosovë
Pozita gjeografike që ka, ka bërë që Ulqini të kultivojë kultura të ndryshme. Mandarina është fruti që kultivohet më së shumti në këtë anë, për çdo vit nga ky vend dalin mbi 5 mijë ton të tilla, shkruan Gazeta Metro.
Në Ulqin ka mbi gjysmë milion rrënjë të llojeve të ndryshme të frutave jugor. Sipas të dhënave të shtetit, më së shumti ka mandarina, shega, fiq e shumë lloje të tjera.
Kultivimi që po rritet më së shumti kohëve të fundit, janë mandarinat.
Për çdo vit, Ulqini eksporton me mijëra ton mandarina nëpër vende të ndryshme, të cilat natyrisht ndikojnë në ekonominë e vendit.

Lexo edheNë këtë aplikacion mund ta shihni aeroplanin me të cilin vijnë familjarët e juaj në Kosovë
Mirëpo, ato shiten shumë edhe në qytet. Çmimi i tyre shkon nga 50-80 cent, ndërsa gjatë kohës kur është sezona e tyre edhe më lirë.
Kultivimin e tepërt të frutave të shumëta, mediat vendase po e shohin si një gjë shumë pozitive.
Ndërsa rreth kësaj, kultivuesit e tyre janë shprehur shumë optimistë, duke thënë se nga turizmi jetohet vetëm dy muaj, mirëpo nga bujqësia gjithë vitin./gazetametro.net