back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaSport“Në Tiranë ishte një atmosferë si në ndeshjen Boca dhe River”, trajneri...

“Në Tiranë ishte një atmosferë si në ndeshjen Boca dhe River”, trajneri i Serbisë: Këtu do të jetë më qetë!

Të ngjajshme

- Advertisement -

Trajneri i Kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkovic u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Shqipërisë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026.

Stojkovic e krahason atmosferën në Tiranë më atë që do jetë sonte në Leskovac, shkruan Indeksonline

“Nuk është e njëjta ndeshje, e njëjta atmosferë – atje ishte argjentinase, sikur të luanin Boca dhe River Plate. Ishte shumë mirë që luajtëm atje, edhe pse dikush e përcolli si një sens negativ. Por, atje u qetësuam ngadalë dhe u ngritëm nga situata, ishim të qetë, nuk kishte tension, e kontrolluam lojën.

“Kjo ndeshje është ndryshe. Ata nuk kanë mbështetje nga tribunat. Por, sigurisht që do të jetë një ndeshje me shumë intensitet. Është e pamundur që një ndeshje e tillë të jetë e mërzitshme”, u shpreh trajneri i Serbisë.

Ai pretendon se kombëtarja “kuqezi” nuk ka shanse t’i surprizojë.

“Nuk e mendoj se ata mund ta bëjnë këtë. Nuk ka rëndësi se si luajnë, 4-5-1 apo 4-3-3. Është e rëndësishme për mua, që unë të paraqitem me katër lojtarë mbrojtës në formacion. Nuk mund ta parashikosh një ndeshje të tillë, Zot ruaje një penallti apo karton i kuq. I qet poshtë të gjitha ato që i ke përgatitur”, vazhdoi tutje trajneri Stojkovic

Kujtojmë që nesër nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz