Mbi bazën e informacionit dhe dëshmive të arsyeshme Policia në Skenderaj në orët e mëngjesit të sotëm të datës 9 nëntor 2018, kanë realizuar dy bastisje në dy lokacione te ndryshme në fshatin Vajnikë të Skenderajt.
Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar H. A., 61 vjeçar, dhe H.A., 47 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese dy te dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë’.