BallinaLajmeNë Skenderaj kontrollohen qendrat e mëdha tregtare, në lidhje me skandalin e...

Në Skenderaj kontrollohen qendrat e mëdha tregtare, në lidhje me skandalin e mishit (FOTO)

Të ngjajshme

Ditëve të fundit ka shpërthyer skandali me mish të improtuar nga Belgjika, i cili ka rezultuar deri në 12 i vjetër gjë e cila ka alamruar qytetarët në mbarë Kosovën, transmeton portali Drenica Press.

Në lidhje me këtë rast gjatë ditës së sotme Kryetari i komunës së Skenderajt,  Bekim Jashari, pas shqetësimeve të fundit lidhur me skandalin e produkteve të mishit të importuara në Kosovë nga shteti i Belgjikës, ka kërkuar që të ketë kontroll të rreptë në qytetin e Skenderajt dhe si rrjedhojë duke pasur qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit, janë zhvilluar aktivitete inspektuese në 3(tre) qendrat më të mëdha tregtare në qytet, si dhe në 4(katër) mishtore .
Siç bën të ditur Komuna e Skenderajt përmes një njoftimi thuhet se “Gjatë inspektimit nuk është hasur në produkte të mishit të importuara nga shteti Belg, shumica e produkteve janë me origjinë vendore. Poashtu në mishtoret në komunën tonë, gjatë inspektimit nuk është hasur në shitje produkte mishi të importuara, ndërsa sa i përket produkteve që kanë hasur në shitje kryesisht kanë qenë prodhime vendore.

Gjatë aktivitetit inspektues, janë inspektuar edhe shitësit ambulant të cilët tregtojnë produkte të mishit me origjinë vendore.
Me këtë rast janë konfiskuar këto produkte:
Mishë i ngrirë 6 pako, virshlle 4 pako, mish gjedhi i tymosur 5 copë, si dhe qofte 6 pako, në sasi prej 30kg.
Këto produkte janë konfiskuar pasiqë është konatstuar që janë jo të sigurta për tregun,(dëmtime në ambalazh, jashtë afateve të perdorimit si dhe mungesë të faturave).

Ndaj këtyre subjekteve do të merren masa ndëshkimore konform ligjeve.”/DRENICA PRESS/

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz