Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Drenasit, Sadik Tahiraj, në një mbledhje të jashtëzakonshme me drejtor të Institucioneve Arimore në Komunën e Drenasit ka diskutuar për rastin e fundit të Gjykatës së Apelit për rastin Drenica II, ku nga ky vendim i kësaj gjykate është dënuar edhe Kryetari i Komunës, Nexhat Demaku.
Pas diskutimeve nga të pranishmit, doli si propozim që orën e parë mësimore për ditën e neserme (27.10.2016) t’i kushtohet luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që mesazhi i luftës së drejt për lirinë e vendit ta bartin mësimdhënësit tek nxënësit, se UÇK-ja ka bërë luftën çlirimtare për të mbrojtur popullatën e pafajshme civile, luftë kjo e cila është njohur edhe ndërkombëtarisht dhe se ushtarët e UÇK-së kanë qenë dhe do të mbesin të përjetshëm çlirimtarët e vendit tone, thuhet në një njoftim të Komunës së Drenasit të cilin e transmeton Drenica Press