Në Rrugën e Kombit mund të lëvizni falas edhe për 60 ditë
01

Lexo edheAksident te QMI-ja, vetura del nga rruga dhe godet reklamën (Foto)

Në Rrugën e Kombit ka nisur rindërtimi i kabinave të kompanisë koncensionare, për mbledhjen e tarifës së vendosur nga qeveria. Por derisa ato të jenë gati, do të duhet të paktën një periudhë 60 ditore. Kështu është shprehur sot ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri.
“Nuk po paguhet se u shkatërrua ajo pjesë. Do ringrihet do kohën e saj. Mbase do të dojë një periudhë 60 ditore minimalisht”, tha Gjiknuri.
Pra, për rreth dy muaj përdoruesit e kësaj rruge mund të kalojnë pa paguar tarifën 5 euro. Më pas rinis aplikimi i pagesës. Kryeministri Rama tha se kjo tarifë as që diskutohet të negociohet, vetëm se do të aplikohen lehtësi për banorët vendas që janë përdorues të shpeshtë të zonës.

Lexo edheAksident te QMI-ja, vetura del nga rruga dhe godet reklamën (Foto)