BE’ja i qet afat Qeverisë për Projektligjin për pagat
Bashkimi Evropian e ka përcaktuar nëntorin e këtij viti si afat kur Qeveria duhet ta dërgojë për miratim Projektligjin e ndryshuar për pagat.
Kjo kërkesë erdhi pak ditë pasi e njëjta zyrë i kishte bërë bllok projektligjit që Qeveria e kishte planifikuar ta fuste në fuqi, raporton KTV.
Me këto kërkesa është pajtuar edhe Ministria e Administratës Publike, e cila ishte edhe sposorizuese e projektligjit në fjalë.
Bazuar në këtë projektligj, rritje më të mëdha do të ketë sërish sektori i drejtësisë, duke përfshirë edhe Kryeministrin, i cili është paraparë të marrë edhe 881 euro shtesë në pagë, duke arritur shumën 2324 euro në muaj.
Lexo edheRreth 700 të burgosur presin të falen nga Thaçi
Në ministri, pagat janë paraparë të rriten në Ministrinë e Infrastrukturës, përderisa ulje do të ketë në ministrinë e FSK-së edhe të Punëve të Jashtme.
Sipas këtij projektligji, në nivelin lokal paga mesatare do të rritet nga 384 në 396 euro, ndërsa në nivelin qendror, nga 482 në 491 euro.














