Në Polac të Skenderajt shoferi humb kontrollin, përfundon në QKUK
03
Lexo edheVeseli në Rezallë: Kjo lëndinë është dëshmi se çfarë sakrificash të mëdha bëri populli ynë
Një shofer i veturës me targa lokale ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që i njëjti duke lëvizur dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës ka përfunduar jashtë saj.
Lajmi është konfirmuar edhe nga raporti i policisë së Kosovës, në të cilin thuhej:
I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturë del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasojë e aksidentit i dyshuari pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor

Lexo edheVeseli në Rezallë: Kjo lëndinë është dëshmi se çfarë sakrificash të mëdha bëri populli ynë