Në orët e hershme të mëngjesit policia ishte në Llaushë, bastisë dhe konfiskon …
BILLI
Lexo edheNjihuni me dy qytetet austriake që po i viziton Ramiz Lladrovci (FOTO)
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 06:10, në fshatin ‘’Llaushë’’ në Skenderaj, është konfiskuar një pushkë e gjuetisë.
Njësitë policore, me urdhër të Gjykatës, sot në orët e mëngjesit kanë bastisur shtëpinë e personit Q.L., 59 vjeçar, ku gjatë bastisjes është gjetur një pushkë gjuetie dy tytëshe e prodhimit Turk, me numër serik 142470, të cilës i kishte skaduar afati i lejes së mbajtjes.
Nga policia si prove materiale është konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytëshe e prodhimit Turk, me numër serik 142470.

Lexo edheNjihuni me dy qytetet austriake që po i viziton Ramiz Lladrovci (FOTO)
Po ashtu është arrestuar i dyshuari Q.L., 59 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për vepër penale ‘Mbajtje në Pronësi, Kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’./Drenicapress.info/