BallinaRegjionaleDrenasNë Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë rivarroset dëshmori Behram Morina

Në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë rivarroset dëshmori Behram Morina

Të ngjajshme

Me nderime ushtarake, dhe në praninë e familjarëve, kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, përfaqësuesve të Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, përfaqësuesve të Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtarëve të Komunës së Skenderajt, sot janë rivarrosur eshtrat e dëshmorit Behram Morina, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Më këtë rast, është mbajtur një minutë heshtje në nderim të sakrificës së heroit, ndërsa kryetari Lladrovci ia ka dhuruar familjarit të dëshmorit flamurin kombëtar, me të cilin ishte mbështjell arkivoli.

Në fund të ceremonisë, janë vënë kurora me lule mbi varrin e dëshmorit.

Lavdi të gjithë heronjve të Kosovës!

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz