Në javën e parë të pranverës temperatura maksimale arrin deri në 19 gradë celsius
01

Lexo edheAmbasadorja e SHBA-së: Rusia do të ndjejë më shumë pasoja nëse përdor armë kimike në Ukrainë

“Sa i përket reshjeve nuk parashihet të kemi deri në vikend, por vetëm rreze dielli dhe vranësira të fokusuara kryesisht rrëzë maleve. Në mëngjes, sidomos në gjysmën e parë të javës parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në vise të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa”. thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat në shkallë vendi do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë celsius, minimalet.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edheAmbasadorja e SHBA-së: Rusia do të ndjejë më shumë pasoja nëse përdor armë kimike në Ukrainë