back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëMë në fund merret vendimi për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Më në fund merret vendimi për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

 

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa,  ka zhvilluar mbledhjen e 112 të rregullt, në të cilën ka miratuar projektligje, koncept-dokumente dhe vendime tjera.

Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimet shtesë (investimet) të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projektit me interes publik ndërtimi i Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, Segmenti Milloshevë-Vushtrri, Zona Kadastrale Milloshevë, Komuna Obiliq.

Kryeministri Isa Mustafa, tha se duhet të merren të gjitha masat që pas këtyre vendimeve pronat pastaj të regjistrohen në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar faktin se

po mbesin ende të pa regjistruara dhe mund të shfrytëzohen nga pronarët për destinime tjera.

“Unë kam informata se jemi shumë më efikas në këtë fushë, por domosdoshmërish në qoftë se duhet ndonjë rregullore ta ndryshojmë, në mënyrë që të mos lëmë hapësirë që prej momentit që ne marrim vendime, ato prona pastaj të mos kalojnë në pronësi të Qeverisë, përkatësisht të institucioneve, në këtë rast të Ministrisë së Infrastrukturës ose të institucioneve tjera për qëllimin e të cilave bëhet edhe shpronësimi përfundimtar”, tha kryeministri Mustafa./Drenicapress.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz