Në ditën kur Qeveria ndalon punën, një qytetar nga Gjilani vdes në vendin e punës

Në ditën kur Kosova përballet me koronavirusin dhe Qeveria e vendit ka vendosur që të pezullohet puna në kompanive private, një punëtorë në Gjilan ka vdekur në vendin e tij të punës, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjilanit një person i moshës 49 vjeçare ka vdekur derisa ishte duke punuar.
Gazeta Metro merr vesh se personi ishte duke u kryer procesin e shkarkimit të disa strukturave të rënda metalike, me që rast vjen deri tek rrëshqitja e ngarkesës dhe viktimës i shkaktohen lëndime të rënda dhe si pasojë e të cilave dyshohet se ka vdekur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, kurse Policia është njoftuar nga Emergjenca e Gjilanit rreth orës 11:50 se aty është sjellur një person shqiptar shtetas i Kosovës (1971), pa shenja jete.
Nga kjo ngjarje e rëndë, dy të dyshuar që ishin personat përgjegjës të kompanisë që kryente këtë ngarkesë, janë intervistuar nga hetues policor në prani të avokatit mbrojtës, shkruan Gazeta Metro.

Lexo edheE rëndë: Vdes një 49 vjeçar në vendin e punës
Dyshohet se ata nuk kishin vepruar në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës.
Prokurori Kompetent për Krime të Rënda ka urdhëruar ngritje të kallëzimit penal ”Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Dy të dyshuarit janë ndaluar nga Policia e Kosovës për 48h orë në paraburgim me vendim të Prokurorit, shkruan Gazeta Metro.
Hetimi rreth këtij rasti të rëndë po vazhdon nga Policia e Kosovës.//gazetametro.net














