Në Burojë të Skenderajt vendoset pankarta “Kosova po pret”, një ditë para vendimit për katërshen e UÇK-së
dp

Lexo edheOsmani për vdekjen e Brovinës: Një grua që tërë jetën ia kushtoi Kosovës, lirisë dhe dinjitetit njerëzor

Pankarta, në të cilën shihen figura të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simboli i UÇK-së, është ngritur një ditë para datës 16 shtator, kur pritet të merret vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Pranë saj janë vendosur flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë. Vendimi i së mërkurës, 16 shtator, pritet me interes të madh në Kosovë, veçanërisht nga familjarët, mbështetësit dhe qytetarët që kanë ndjekur nga afër procesin gjyqësor në Hagë. /Lajmi.net/


Lexo edheOsmani për vdekjen e Brovinës: Një grua që tërë jetën ia kushtoi Kosovës, lirisë dhe dinjitetit njerëzor