Franca thërret qytetarët e saj të shmangin daljet nëpër qytetet e Kosovës, deri në fund të ditës, nesër
dp

Lexo edheRaportohet se një person humb jetën në lumin Bistrica në Zajm

Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme thuhet se për këtë ditë janë planifikuar, siç thuhet, tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës.
Thirrja për vigjilencë e paralajmëruar edhe si “Breaking news”, nuk përmend arsyen pse janë planifikuar këto tubime.
“Tubime – Thirrje për vigjilencë. Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Shtetasit francezë këshillohen të qëndrojnë larg këtyre tubimeve. Ata duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme brenda qyteteve dhe në gjithë vendin deri në fund të ditës”, thuhet në njoftim.

Lexo edheRaportohet se një person humb jetën në lumin Bistrica në Zajm
Nesër, më 16 shtator, shpallet aktgjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Gjykatën Speciale, në Hagë.
Edhe përfaqësi tjera diplomatike dhe misione ndërkombëtare u kanë kërkuar punëtorëve dhe shtetasve të vendeve ose organizatave që përfaqësojnë ata, të shmangin tubimet dhe udhëtimet ose daljet e panevojshme jashtë.
