Në ballë të sallës së Kuvendit vendoset emblema e UÇK-së
03

Lexo edheKryesia dhe deputetët e PDK-së bënë homazhe në Prekaz, aty ku nisi liria

Në pjesën kryesore të sallës së Kuvendit të Kosovës është vendosur emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krahas flamurit të shtetit të Kosovës.
Vendosja e emblemës së UÇK-së është parë në seancën solemne të shënimit të 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Së fundi në Kosovë është zhvilluar një polemikë e ashpër, pasi një deputete e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku e VV-së, shpërndau në rrjete sociale një fjalim të një analisti serb që fyen luftën e UÇK-së duke pretenduar se ushtarët e saj kanë kryer krime.

Lexo edheKryesia dhe deputetët e PDK-së bënë homazhe në Prekaz, aty ku nisi liria
Për këtë ka reaguar edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi.
