Ndizen qirinj në kujtim të dy të rinjve lipjanas që vdiqën si pasojë e një aksidenti në Duhël
01

Lexo edheSonte zbulohen prapaskenat e operacionit kundër 6 gylenistëve, ku përfshihet edhe Hashim Thaçi

Dy të rinjtë humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodh ditën e djeshme në Duhël të Suharekës, shkruan Indeksonline.
Përpos dy lipjanasve në këtë aksident humbi jetën edhe një i ri nga Prishtina, V.H viti i lindjes 1999.

Përpos ndezjes së qirinjve që po bëhen në shesh, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti bashkë me përfaqësues të tjerë komunal dje në orët e vona kanë vizituar familjen në fshatin Llugaxhi ku edhe kanë shprehur ngushëllime.

Lexo edheSonte zbulohen prapaskenat e operacionit kundër 6 gylenistëve, ku përfshihet edhe Hashim Thaçi
Në komunën e Lipjanit sot u shpall ditë zie, me rastin e humbjes së jetës së dy të rinjve në këtë aksident.
Vetura Golf 6 e aksidentuar me dy kamionë në rrugën Shtime-Suharekë, më saktësisht në fshatin Duhël ishte e marrë me qira.

Duhet përkujtuar që vitin e kaluar dhe këtë vit pati një numër të madh të aksidenteve, shumë prej tyre edhe me fatalitet./Indeksonline/



