BallinaLajmeNdërtesa që u dogj në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet 100% nga...

Ndërtesa që u dogj në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, nuk mund t’i lëmë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre

Të ngjajshme

Braga bën përmbysje spektakolare ndaj Betisit dhe siguron gjysmëfinalen e Europa League

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La...

Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinalistë në Ligën e Europës...

Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova...

Një zjarr i madh ka kapluar dje një ndërtesë në Tiranë, afër spitalit “Nënë Tereza”.

Në lidhje me këtë zjarr, sot ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në “X”, ai ka thënë se ky pallat do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, ndonëse ka thënë se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka lidhje me vetë ndërrtimin.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithsesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falënderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, ka shkruar Rama në rrjetin social “X”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz