back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeNdalet rryma në sallën e gjyqit, pritej të fillojë seanca për rastin...

Ndalet rryma në sallën e gjyqit, pritej të fillojë seanca për rastin e 400 kg kokainë

Të ngjajshme

Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Suedia ndihmon ushtarakisht Ukrainën, nënshkruhet marrëveshja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kontrata e bashkëpunimit...

E dhimbshme: Për nëntë muaj në Kosovë janë braktisur 16 fëmijë

Gjatë nëntë muajve në Kosovë janë braktisur 16 fëmijë....

Në gjykatën Themelorë në Prishtinë është ndërpre energjia elektrike.

Pas pak pritet që të filloj seanca gjyqësore  ndaj të akuzuarve për rastin e 400 kilogramë kokainë: Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyçi Prokuroria po akuzohen se përmes kompanisë “MC FOOD” kishin lidhur marrëveshje me një kompani “SEARA”, për importin e produkteve të mishit të pulës së ngrirë, por sipas Prokurorisë në to ishin vendosur substanca narkotike.

Në këtë seancë do të jep dëshminë e tij Izet Sheqiri, pronar i kompanisë “MC FOOD”.

Pesë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale të cilat po u vihen në barrë nga Prokuroria, ndërsa i akuzuari Izet Sheqiri kishte thënë se ndihet fajtor vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Sipas aktakuzës të akuzuarit përmes bashkëpunimit me persona nga shteti i Brazilit duke shfrytëzuar kompaninë “MC Food” kanë lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA”, për importimin e produkteve të pulës së ngrirë dhe në brendi të pakove është vendosur substancë narkotike.

Kjo substancë e llojit kokainë u gjet më 17.05.2021, në sasi prej 400 kilogramësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz