BallinaLajmeNazarko: Kosova nuk e ka shfrytëzuar si duhet marrëdhënien me Greqinë

Nazarko: Kosova nuk e ka shfrytëzuar si duhet marrëdhënien me Greqinë

Të ngjajshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka vizituar sot Athinën ku është pritur nga homologu grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ky i fundit u shpreh se e mbështesin Shqipërinë në rrugën e vështirë drejt Bashkimit Evropian.

Për këtë vizitë, por edhe raportet mes Kosovës dhe Greqisë u diskutua sonte në Edicionin Special në Klan Kosova, me opnionistin Mentor Nazarko.

Nazarko u shpreh se Kosova nuk e ka shfrytëzuar siç duhet marrëdhënien me Greqinë.

“Më vjen keq, mendimi profesional dhe diplomatik i Kosovës nuk e ka analizuar si duhet marrëdhënien e Kosovës me Greqinë. Kosova për shkak të shtetësisë së saj ecën në një shinë jo të njëjtë me atë të Shqipërisë, domethënë ka interesa tjera”, tha Nazarko në Klan Kosova.

Sipas tij, Greqia nuk ka raporte preferenciale me Serbinë për shkak se kjo e fundit ka raporte të mira me Turqinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz