back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeNagavci: Nuk kemi plan B, Qeverinë e bëjmë me LDK-në

Nagavci: Nuk kemi plan B, Qeverinë e bëjmë me LDK-në

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo parti nuk ka plan B por vetëm një plan e ai është bërja e Qeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas saj populli ka vendosur që këto dy parti të bëjnë Qeverinë, njofton Klan Kosova.

Pos kësaj, Nagavci ka thënë se mandatari Albin Kurti pritet që ta bëjë qeverinë brenda afatit 15 ditësh e të mos ketë nevojë për afate të tjera.

Nagavci ka thënë poashtu se nuk e shohin si ultimatum deklaratën e djeshme të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky i fundit pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së LDK-së theksoi se deri në fund të javës duhet të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me VV-në, ose të konstatohet se s’ka kushte për t’u arritur.

Ndërkaq, sa i përket ndërhyrjes së ndërkombëtarëve ajo tha se edhe ata po e duan një qeveri VV-LDK, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz