back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMustafa thotë se me Presidentin e ri të Gjermanisë do të thellohet...

Mustafa thotë se me Presidentin e ri të Gjermanisë do të thellohet bashkëpunimi ekonomik

Të ngjajshme

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, pas zgjedhjes së presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se vendet e Ballkanit do të kenë një zë të fuqishëm në BE për të nxitur politikat e zhvillimit, integrimin e rajonit tonë në BE dhe për të garantuar paqen në këtë pjesë të Evropës.

Këtu mund ta lexoni statusin e plotë të kryeministrit:

Ligjvënësit dhe përfaqësuesit e landeve të Gjermanisë e kanë zgjedhur të dielën, z. Frank-Walter Steinmeier, President të 12-të Federal të Gjermanisë.

Zgjedhja e z. Steinmeier President i Gjermanisë, është lajm i mirë për Kosovën, për rajonin dhe për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Gjermania ka qenë dhe mbetet ndër partnerët strategjikë të Kosovës, që ka kontribuuar shumë në rindërtimin e Kosovës pas luftës, në krijimin e institucioneve demokratike, ka kontribuuar në zhvillimin ekonomik dhe në garantimin e paqes përmes pjesëmarrjes me trupa në KFOR.

Me Presidentin Steinmeier vendet e Ballkanit do të kenë një zë të fuqishëm në BE për të nxitur politikat e zhvillimit, integrimin e rajonit tonë në BE dhe për të garantuar paqen në këtë pjesë të Evropës.

Qeveria dhe unë personalisht jemi të gatshëm që miqësinë dhe partneritetin strategjik me Gjermaninë ta vazhdojmë me nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, sidomos nëpërmes inkurajimit të investimeve nga Gjermania dhe vendet tjera perëndimore në Kosovë. I.M./Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz