back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeMustafa: Policia vonohet në reagime për shkak të mos-pagesës së punës shtesë

Mustafa: Policia vonohet në reagime për shkak të mos-pagesës së punës shtesë

Të ngjajshme

Millan Radojeviq betohet si Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së...

Labi zgjon banorët me krisma tenxheresh

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, këtë...

​Prezencë e shtuar e policisë, kryetarët serbë sot marrin drejtimin e komunave në veri

Përreth e para Komunës së Leposaviqit janë prezentë pjesëtarë...

Nehat Mustafa, zëvendësministër i Brendshëm, duke folur në “Puls” të KTV-së për temën “Siguria e vendit dhe Performanca e institucioneve të sigurisë”, ka treguar se pagat e menaxhmentit të lartë të policisë janë më të lartat në nivel vendi në hierarkinë e njëjtë në ndonjë institucion tjetër.

Mustafa, që kohës së fundit ka kritikuar në masë të madhe këtë institucion të sigurisë, ka thënë se megjithatë, këto paga nuk janë të kënaqshme.

“Kur jemi tek ligji i pagave, p.sh. Agjencioni Kosovar i Forenzikës dhe Inspektorati Policor i Kosovës, kryeshefat e këtyre dy institucioneve janë të barabartë me ligj, por kanë dallim tepër të madh për sa u përket pagave. Është bërë një diskrimimin ndaj Agjencisë Kosovare të Forenzikës. Kryeshefi i Inspektoratit Policor gradohet 8 shkallë më lartë se sa kryeshefi i Agjencisë së Forenzikës. Unë mendoj se është bërë shkelje e ligjit”, ka theksuar Mustafa, raporton Koha.net.

Mustafa ka kritikuar edhe reagimet e vonuara të Policisë së Kosovës në rastet kur ndodhin krime afër stacioneve policore.

“Në qendër të Prishtinës ndodh një ngjarje ku qytetari lajmëron policinë se hajnat e kanë sulmuar, pra therur me thikë pronarin e një shitores, dhe ky dyqan ndodhet 100 metra para stacionit të policisë. Por, patrulla e policisë vonohet 53 minuta sepse ka pas pak policë në dispozicion. Kjo tregon se sikur policët të paguhen për punën shtesë do të kishte më shumë policë e jo t’u jepet ditë e lirë”, ka deklaruar zëvendësministri i Brendshëm, Nehat Mustafa.

Ai shtoi se një stacion policor, duke mos e përmendur qytetin, funksionon me vetëm dy makina.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz