Mustafa: Po shikojmë mundësitë e harmonizimit të programit me Vetëvendosjen
03

Lexo edheAktakuzë ndaj tre personave, plaçkiten dhe rrahën një shtetas holandez në Prizren

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë të ditur se sot ka pasur një takim në mes të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri dhe deputetit Albin Kurti, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV).
Ai kështu njoftoi pas prezantimit të kandidatit të LDK-së për të parin e Prishtinës, Arban Abrashi.
Shefi i partisë ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë që të shihen mundësitë e bashkëpunimit në mes këtyre dy subjekteve politike.

Lexo edheAktakuzë ndaj tre personave, plaçkiten dhe rrahën një shtetas holandez në Prizren
“Do të angazhojmë ekipet tona profesionale, që të shohim nëse mund ta harmonizojmë programin me VV-në, për të parë nëse arrijmë në dakordim t’i ofrojmë një qeverisje vendit. Mirëpo krejt kjo, në suaza të rregullit kushtetues”, ka shtuar Mustafa./Telegrafi/