BallinaLajmeAktakuzë ndaj tre personave, plaçkiten dhe rrahën një shtetas holandez në Prizren

Aktakuzë ndaj tre personave, plaçkiten dhe rrahën një shtetas holandez në Prizren

Të ngjajshme

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje...

Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk kanë lidhje me SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei,...

Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

Një reklamë sapo u publikua në rrjetet sociale, për...

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër personave E.S., F.K. dhe J.K., për shkak të veprës penale grabitja nga neni 329 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës E.S., F.K. dhe J.K., më 03.07.2017 me qëllim që ti sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin J.S.K., shtetas holandez, e pastaj nga ai kërkojnë të holla, e kontrollojnë nëpër xhepa dhe ia marrin një telefon celular të tipit “Sony-Experia”, në vlerë rreth 600 Euro.

Me këto veprime E.S., F.K. dhe J.K., në bashkëkryerje kryen veprën penale grabitja, nga neni 329 paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK dhe veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 188, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4,  lidhur me nenin 31 të KPRK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz