
Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka thënë se po ndihet sikur po rrahet përsëdyti kur po sheh që nuk ka masa ndaj policëve që e kanë sulmuar dhe rrahur.
Ai ka folur kështu në edicionin qendëror të lajmeve në RTK.
“Për mua paraqet një rrahje të dytë, një nxitje për akte të tjera, mesazh inkurajues, që jeni të lirë të veproni, sepse ne jemi ata që nuk do të lejojmë që të prekeni”, ka thënë ai.
Mustafa ka theksuar se përmes rrugës ligjore do të shkoj deri në fund për zbardhjen e të vërtetës të rastit të tij.

