BallinaLajmeMustafa ia rehaton vëllain Sokol Havollit në Bankën Evropiane, si këshilltar të...

Mustafa ia rehaton vëllain Sokol Havollit në Bankën Evropiane, si këshilltar të Qeverisë (Foto)

Të ngjajshme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa edhe zyrtarisht e ka nënshkruar vendimin për emërimin e Berat Havollit këshilltar të Konstituencës së Republikës së Kosovës në bordin e Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (Berzh).

Në dokumentin e siguruar nga “Indeksonline”, shihet se Havolli është emëruar në mandat katër vjeçar.

Berati është vëllai i shefit të kabinetet të Isa Mustafës, Sokol Havollit.

‘Indeksonline’, kishte raportuar javën e kaluar për këtë emërim.

Ndonëse, Musafa kishte premtuar gjatë gjithë kohës si kryeministër se nuk do të lejojë punësime familjare ai nuk i është përmbajtur këtij zotimi.

Në vazhdimësi mediet dhe shoqëria civile kanë kritikuar qeverinë Mustafa për punësim të militantëve partiak në pozita të rëndësishme shtetërore. /Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz