BallinaRegjionaleMustafa fton Drenicën ta provojë qeverisjen e LDK'së

Mustafa fton Drenicën ta provojë qeverisjen e LDK’së

Të ngjajshme

Kina pezullon prodhimin e fishekzjarrëve

Autoritetet kineze kanë urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të prodhimit...

A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se...

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një tubimi me qytetarët e Skenderajt, ka kërkuar nga banorët e Drenicës që në zgjedhjet e 22 tetorit ta provojnë qeverisjen dhe programin e LDK-së, njofton kumtesa partiake.

Ai ka thënë se kandidati i LDK-së për kryetar komune, Isa Fejzullahu, dhe kandidatët e tjerë për asamble komunale janë zgjidhja më e mirë për Skenderajn.

“Ne jemi të bindur se LDK do të shënojë suksese në shumicën e komunave të Kosovës. Nuk po them të gjitha komunat, sepse gjithmonë duhet të lëmë vend për demokraci, për një diversitet partiak, diversitet të mendimeve dhe programeve. Jam shumë i bindur se si parti ne jemi stabilizuar në gjithë Kosovën, sepse në të gjitha komunat që kemi qeverisur gjatë këtyre katër viteve, qeverisja e LDK-së është treguar shumë e suksesshme”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Ai ka shtuar se në të gjitha komunat e qeverisura nga LDK janë dhënë dëshmi në rend të parë për qeverisje të mirë, investimet që janë bërë në interes të qytetarëve, kujdesi ndaj fushës së arsimit, punët në fushën e shëndetësisë, në infrastrukturë, në sektorin e rinisë, kulturës, sportit etj.

“Të gjitha komunat që janë qeverisur nga LDK-ja në katër vitet e fundit, janë dëshmuar për transparencë dhe qeverisje të mirë. Jam i bindur se përfundimisht edhe Drenicës i bën mirë një qeverisje e LDK-së. Ne gjithmonë e respektojnë verdiktin e qytetarëve, por jemi të interesuar që qytetarët e kësaj komune një herë të provojnë programin e LDK-së dhe nëse provojnë njëherë, besoj që do të vazhdojnë ta votojnë edhe më tutje”, ka thënë Mustafa.

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Isa Fejzullahu, ka thënë se programi i tij është i bazuar në nevoja qytetare për zhvillim ekonomik. Ai ka premtuar administratë lokale të depolitizuar dhe bashkëkohore.

“Do të krijojmë lehtësira për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Ne synojmë krijimin e një administrate publike efikase dhe transparente, ku fëmijët tanë të kenë një arsim cilësor të bazuar në metoda bashkëkohore”, ka thënë Fejzullahu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz