back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeMustafa e bën ministre Vlora Dumoshin dhe 3 zyrtarë tjerë të LDK'së

Mustafa e bën ministre Vlora Dumoshin dhe 3 zyrtarë tjerë të LDK’së

Të ngjajshme

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht...

KESCO kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve për kursimin e energjisë elektrike

Sipas njoftimeve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut...

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste brenda një jave

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që funksionon...

Kica-Xhelili nuk e ndal betejën për drejtësi, pavarësisht vështirësive me shëndet

Pavarësisht se është e kufizuar për shkak të gjendjes...

Rrezarta Krasniqi: Më 28 dhjetor merr fund izolimi dhe kriza në Kosovë

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta...
- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori vendim për emërimin e katër ministrave të rinj në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa ka emëruar Ministër të Financave, zëvendësministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, Ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, Ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi.

Në vijim, kryeministri Mustafa do të marr vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ish-ministrat në detyrë, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lutfi Zharku dhe Arban Abrashi, janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz