Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMusliu:Arsenijeviq u shpërblye nga Radoiçiq për rol destabilizues në Kosovë

Musliu:Arsenijeviq u shpërblye nga Radoiçiq për rol destabilizues në Kosovë

Të ngjajshme

Klubi anglez që po i afrohet nënshkrimit me Xavi Simons

Chelsea ka aktivizuar zyrtarisht operacionin për të nënshkruar me...

Ndryshimet që do të bëhen në Gjermani gjatë gushtit

Nga mbyllja e linjës hekurudhore Berlin-Hamburg për rikonstruksion, te...

Pritje 35 minuta te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të...

Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po...

Njohësi i sigurisë, Agim Musliu, ka bërë publike detaje lidhur me Aleksandar Arsenijeviqin, duke e akuzuar për bashkëpunim me Millan Radoiçiqin dhe përfshirje në aktivitete destabilizuese në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Musliu deklaroi se Aleksandar Arsenijeviq, “opozitari” i Listës Serbe, pas arratisjes në Serbi, nuk ka mbetur pa shpërblim për detyrat e kryera me sukses.

Njohësi i sigurisë tha se Arsenijeviqi është strehuar në një banesë në qytetin ‘Vrnjacka Banja’ në Serbi, e cila ia është dhuruar nga Millan Radoiçiqi si “falënderim për rolin dhe përpjekjet e tij për destabilizim të situatës në Kosovë.”

Sipas Musliut, Arsenijeviqi, i njohur si aktivist i shoqërisë civile, në prapaskenë ka ndihmuar në zbatimin e agjendave destabilizuese të Beogradit në veri të Kosovës dhe vazhdon të mbështetet financiarisht nga struktura që operojnë jashtëligjshëm.

Ai gjithashtu theksoi se gjatë bastisjes së villës së Arsenijeviqit në fshatin Vallaq në qershor, policia gjeti një arsenal të tërë armësh.

Musliu sqaroi se vila është ndërtuar nga kompania “RAD 028”, e cila është në listën e zezë të SHBA-ve dhe menaxhohet me letra nga Radulle Steviq, por në fakt është pronë e Millan Radoiçiçit.

“Vila më herët është përdorur nga ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Severna Brigada’ për vëzhgim të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it,” tha Musliu.

Ai shtoi se kjo tregon përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë dhe Radoiciqit për të shfrytëzuar organizata dhe individë të caktuar nga serbët e Kosovës për qëllime destabilizimi dhe propagande ndaj Republikës së Kosovës, duke i fshehur pas profileve të “aktivistëve të shoqërisë civile.”

- Advertisement -

Të Fundit