Musliu-Shoshi: Nuk blihet dinjiteti me 100 euro
dp

Lexo edheShtrenjtohet benzina, MINTI publikon çmimet për karburantet

Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se vendi nuk ka nevojë për një qeveri që i varfëron qytetarët gjatë mandatit, e provon ta blejë dinjitetin e tyre me 100 euro.
Ky reagim vjen pas vendimit të Qeverisë për të ndarë nga 100 euro për disa kategori, dy javë para zgjedhjeve.
“Qytetarët nuk kanë nevojë për një qeveri që i varfëron gjatë gjithë mandatit, e provon ta blejë dinjitetin e tyre me 100 euro!
Shteti nuk ndërtohet me lëmosha elektorale, por me dinjitet, zhvillim dhe shpresë për të ardhmen” shkruan Musliu-Shoshi në reagim./Indeksonline/

Lexo edheShtrenjtohet benzina, MINTI publikon çmimet për karburantet