back to top
Saturday, August 9, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMusliu: Seanca e hapur dhe pranimi publik i fajit nga Popoviqi rrëzon...

Musliu: Seanca e hapur dhe pranimi publik i fajit nga Popoviqi rrëzon reagimin e ministres serbe të drejtësisë

Të ngjajshme

Chelsea vihet pas Araujos

Chelsea po planifikon një lëvizje për mbrojtësin qendror të...

Ardon Jashari debuton me AC Milanin

Skuadra e AC Milan ka barazuar 1:1 ndaj Leeds...

Ishin bllokuar në det, shpëtohen dy turistë gjermanë në Vlorë

Dy turistë gjermanë që kishin ngecur me velierën e...

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka konfirmuar se Igor Popoviq ka pranuar fajësinë për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” gjatë një seance të hapur, të monitoruar edhe nga mediat.

Sipas Musliut, Popoviq u pajtua publikisht me deklaratën e avokatit të tij dhe marrëveshjen me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Tutje ai shtoi se reagimi i Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, e cila pretendon se pranimi është bërë nën presion, është cilësuar si i pavërtetë dhe shenjë e pafuqisë së saj për të ndërhyrë në vendimet sovrane të Kosovës.

”Igor Popoviq pranoi fajësinë Në një seancë të hapur dhe të monitoruar edhe nga media Igor Popoviq u pajtua publikisht me deklaratën e përfaqësuesit të tij ligjor që pranon fajësinë për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe marrëveshjen me Prokurorinë Speciale të Reublikës së Kosovës. Deklarata e Ministrisë së Drejtësisë e Serbisë se pranimi i fajësisë nga ana e Igor Popoviq është bërë nën presion është sa e pavërtetë aq edhe një piskamë e pafuqisë së Serbisë për të ndërhyrë në vendimet sovrane dhe demokratike të institucioneve të Republikës së Kosovës.” ka shkruar Musliu.

- Advertisement -

Të Fundit