Tuesday, July 15, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMusk thekson Kosovën me ngjyrë të gjelbër, e rendit vendin me normën...

Musk thekson Kosovën me ngjyrë të gjelbër, e rendit vendin me normën më të lartë të lindshmërisë në Evropë

Të ngjajshme

Miliarderi dhe ish-bashkëpunëtori i presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk, ka ndarë në profilin e tij në rrjetin social X një hartë interesante mbi gjendjen e natalitetit në Evropë.

Në këtë hartë, Kosova është e shënuar me ngjyrë të gjelbër, duke reflektuar një nga normat më të larta të lindshmërisë në kontinent.

Harta tregon shtetet evropiane sipas numrit të pritshëm të fëmijëve për familje. Sipas përshkrimit në hartë: më pak se një fëmijë konsiderohet “normë jashtëzakonisht e ulët”, deri në një fëmijë “normë e ulët”, deri në 1.5 fëmijë “normë e pamjaftueshme”, deri në 1.9 “normë afër zëvendësimit”, dhe mbi 2.1 fëmijë “mbi normën e zëvendësimit”.

- Advertisement -

Të Fundit