Tuesday, July 15, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditÇitaku: PDK nuk i nënshtrohet diktatit të liderit suprem

Çitaku: PDK nuk i nënshtrohet diktatit të liderit suprem

Të ngjajshme

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur se Kosova është shumë më e madhe sesa egoja e Albin Kurtit dhe ambicia e Albulena Haxhiut.

Ajo u shpreh se PDK nuk u ka ikur asnjëherë takimeve, për bashkëpunim, mirëpo vlerëson se ato mund të rezultojnë të kota, nëse kreu i VV-së nuk reflekton në qëndrimet e tij.

“PDK asnjëherë nuk iu ka ikur takimeve, gjithmonë ka qenë e hapur për bashkëpunim dhe konstruktivitet. Por fatkeqësisht tashmë ka kaluar koha e fjalëve, është koha e veprimeve”.

“Ne mund të takohemi pafundësisht mirëpo nëse Kurti diktatin dhe kryeneçësinë vazhdon ta shndërrojë në instrument politik, atëherë takimi është i kotë”.

“Ne nuk i kemi ikur asnjë lloj takimi. Është për keqardhje mënyra sesi po e trajtojnë kuvendin e Kosovës. LVV nuk e ka ofruar asnjë zgjidhje, ata kanë ofruar nënshtrim dhe PDK nuk i nënshtrohet diktatit të liderit suprem”.

- Advertisement -

Të Fundit