Mushkolaj “godet” Osmanin: Për shtetin iu kujtua vetëm pasi mbeti pa mandat

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar se po e rikthen në vëmendje çështjen e shtetit vetëm për shkak të interesave të saj politike.
Përmes një postimi në Facebook, Mushkolaj ka thënë se Osmani për pesë vjet i ka shërbyer me “devotshmëri” kryeministrit Albin Kurti, ndërsa sipas tij nuk ka reaguar kur është dashur.
“Për fatin e shtetit Vjosës i ra ndërmend vonë – veç kur Albini nuk ia mundësoi edhe një mandat presidente. Deri atëherë ishin një të dy”, ka shkruar Mushkolaj.
Ai tutje ka deklaruar se presidentja e ka hallin te karriera e saj politike, duke shtuar se shteti është më i rëndësishëm se “fati politik i kujtdoqoftë”.

Lexo edhePërdhosi flamurin e Turqisë gjatë një iftari në Mitrovicë, 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për Zeqirin
“Shteti është më i rëndësishëm se fati politik i kujtdoqoftë – veçmas i hipokritëve që provojnë të shiten parimorë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/