BallinaRegjionaleDrenas“Mushkëritë e Drenasit” mbulohen me bërllok (FOTO)

“Mushkëritë e Drenasit” mbulohen me bërllok (FOTO)

Të ngjajshme

✨👠 Moda po kthehet… dhe po vjen në kinema! 👠✨

The Devil Wears Prada 2 – Premiera më glam e...

Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit gjatë homazheve

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të...

Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestron 20 vetura dhe rreth 50 kilogram ari

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se, në kuadër të...

Kujdes, kamerat e policisë ju vëzhgojnë/ Afro 500 gjoba brenda tre muajsh në kryeqytet

Gjatë periudhës janar–mars 2026, njësiti i trafikut në kryeqytet...

Bërlloku ka mbuluar ato që njihen si “mushkëri të Drenasit”.

Grumbuj mbeturinash shihen gjithandej pishave në Kamenicë, lokalitet ky që ndodhet pesë kilometra larg qendres së Drenasit dhe që çdo ditë frekuentohet nga banorët lokalë, e veçmas vikendeve, raporton Koha.net. Deri tash, autoritetet komunale nuk kanë bërë asnjë investim aty, përpos asfaltimit të një rruge që të shpie në këtë pjesë.

Mungojnë shtigjet e ecjes e edhe ato pët biçikleta. Ndërkaq, me iniciativë vullnetare, disa banorë kanë vendosur dhjetra tavolina e ndenjëse.

Zona 60-hektarëshe, ndonëse ka frekuentim të lartë, nuk mirëmbahet nga Komuna. Ajo nuk është e përfshirë as në sistemin e menaxhimit të mbeturinave. Pastrimi i zonës kryesisht bëhet nëpërmjet aksioneve vullnetare.

Sipas një vlerësimi të organizatës Qendra për Mjedis dhe Energji Alternative (CEAE), nëpërmjet një investimi fare të vogël prej 5 mijë eurosh, përpos që do të pastrohej e gjithë hapësira, do të shënjoheshin tri shtigje të ecjes me gjatësi 3.85 kilometra, do të vendoseshin pllakate orientuese e informuese, do të vendoseshin shumë së ndenjëse e tavolina, si dhe së paku 20 shporta parku dhe një kontejner mbeturinash.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz