back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaSportMuriqi përfshihet në ekipin ideal të javës në La Liga

Muriqi përfshihet në ekipin ideal të javës në La Liga

Të ngjajshme

Dy yje nuk u stërviten me Chelsean, dyshohet se do të mungojnë ndaj PSG-së?

Skuadra e Chelseat është duke u përgatitur për ndeshjen...

​Mbrëmje spektakli në Ligën e Kampionëve

Mbrëmja e sotme sjell emocione të mëdha në fazën...

Gjendet mbetjet mortore në Rahovec, dyshohet t’i përkasin luftës në Kosovë

Janë gjetur eshtra mortore në Rahovec e që dyshohet...

Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë,...

Vedat Muriqi e pati një fundjavë fantastike në nivelin personal.

Ylli kosovar i realizoi dy gola për Mallorcën, të cilat fatkeqësisht në fund ia siguruan vetëm një pikë ekipit ishullor në barazimin 2:2 me Osasunan.

Sidoqoftë, paraqitja e “Piratit” nga Kosova është vlerësuar lartë nga faqja e specializuar Sofascore.

32-vjeçari është përfshirë në ekipin ideal të javës së 27-të të La Ligas, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, prizrenasi është vlerësuar me notë mjaft të lartë, 8,6, ndërsa e përbën sulmin bashkë me Budimir e Boye.

Muriqi ia siguroi epërsinë e dyfishtë Mallorcas, por që ekipi i tij nuk diti ta ruante atë.

Ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios e ka arritur formën kulmore.

Ai i ka realizuar 18 gola në La Liga në këtë sezon, një rekord absolut për të.

Muriqi gjendet në vendin e dytë në listën e golashënuesve, 5 gola larg liderit, Kylian Mbappe.

Vedati e kaloi rekordin e Samuel Eto’o për gola të shënuar brenda një sezoni në La Liga pasi kamerunasi i kishte realizuar 17 sosh.

Në total, gjiganti i sulmit i ka realizuar 52 gola me Mallorcan dhe gjendet veç dy gola larg legjendarit Eto’o, një rekord që mund ta thyejë qysh këtë sezon. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz