Murali i Nënës Terezë vendoset në sheshin “Zahir Pajaziti”
dp

Lexo edheDrejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë jep dorëheqje pas komentit ndaj Bashkim Jasharit

Pas një debati ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ekonomisë, është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” murali i bamirëses Nënë Tereza.
Sot madje edhe vet Përparim Rama protestoi përpara objektit të Ministrisë së Ekonomisë, duke thënë se qeveria po ndalon punimet, shkruan IndeksOnline.
Një natë më parë, Ministria pohoi se objekti nuk është nën pronësi të komunës, por të shtetit, duke shtuar se komuna paraprakisht nuk ishte konsultuar me ME-në për të vendosur muralin.
Tani, në një tjetër objekt por po në sheshin “Zahir Pajaziti”, murali është vendosur pikërisht përballë ME-së.
Lexo edheDrejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë jep dorëheqje pas komentit ndaj Bashkim Jasharit
Autori i kësaj vepre, Don Dominik Kukeli, ka refuzuar të komentojë këtë situatë të krijuar.