Mur simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë (Foto)
BILLI

Lexo edheMilaim Zeka godet PDK-në: Publikoni raportet e AKI-së. Kush bëri biznes në Veri qe 16 vjet?

Iniciativa Qytetare për Veprim (IQV) organizoi sot një aksion simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë, lidhur me ndërtimin e murit të ndarjes së Mitrovicës.
Ajo në shenjë kundërshtimi të asaj që po ndodh në urën mbi Ibër, në Mitrovicë, ngriti sot një mur simbolik, raporton Koha Ditore.
IQV-ja në paralajmërimin për këtë aksion, theksonte se e konsideron Bashkimin Europian përgjegjëse kryesore për vendosjen e murit ndarës në Mitrovicë dhe se përmes këtij aksioni simbolik kërkon prej saj, si ndërmjetësues dhe garantues i negociatave Kosovë-Serbi, të rrënojë atë mur dhe të largojë shtetin e Serbisë nga Kosova, i cili po na e shkatërron republikën nga brenda.
Lexo edheMilaim Zeka godet PDK-në: Publikoni raportet e AKI-së. Kush bëri biznes në Veri qe 16 vjet?
Por, IQV-ja bashkëfajtore për këtë mur e konsideron edhe Qeverinë e Kosovës, e cila përveç që nuk po e shtrin sovranitetin në veri, ajo, përmes negociatave po i nënshtrohet të gjitha kushteve dhe kërkesave të Serbisë.
