BallinaLajmeMungon në seancë Milaim Zeka, gjykata lëshon urdhër për sjelljen e tij...

Mungon në seancë Milaim Zeka, gjykata lëshon urdhër për sjelljen e tij me forcë

Të ngjajshme

Paga e 13-të del me 31 mars

Deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe...

Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tragjike e marsit të vitit 2025

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka zhvilluar, sot më, 27.03.2026,...

Shqipëria zyrtarizon ndeshje miqësore për ditën e marte

Shqipëria nuk ia doli të arrij në finale të...

Pak ditë para ndeshjes jetike, Osmani takohet me ambasadorin turk

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë...

Nuk është paraqitur në seancë i akuzuari për shmangie të tatimit, Milaim Zeka.

Seanca e paraparë të mbahej sot ka dështuar për shkak të mungesës së Zekës, raporton Nacionale.

Ndërkaq, gjyqtarja e rastit, Edita Çanta, bëri të ditur se do të lëshohet urdhër për sjelljen me forcë të të pandehurit Zeka.

“Gjykata do të lëshojë urdhër për sjellje me forcë,” deklaroi gjyqtarja Çanta.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të pandehurit, Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht të pandehurit e lartcekur më 02.06.2016, kanë regjistruar biznesin, si agjencion punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që të pandehurit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune.

Të pandehurit prokuroria i akuzon se si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale mashtrimi, si dhe ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer edhe veprën penale shmangia nga tatimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz