BallinaLajmeE hëna nis me bojkot në Kuvend, PD mbledh grupin parlamentar! Çfarë...

E hëna nis me bojkot në Kuvend, PD mbledh grupin parlamentar! Çfarë pritet të ndodhë

Të ngjajshme

Miratohet buxheti i Zubin Potokut në Komision, pritet procedimi në Kuvend

Komisioni për Buxhet ka dhënë dritën jeshile për buxhetin...

Astronautët e NASA-s hyjnë në fazën për fundimtare për misionin Artemis II

Katër astronautët – Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch...

Parashikimi i motit për vikend

Gjatë ditëve të vikendit në vendin tonë pritet të...

Këtë të hënë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të pezullojë përkohësisht pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit, duke mos marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Ky hap vjen pas vendimit të marrë një ditë më parë, në vijim të tensioneve të krijuara gjatë seancës së fundit plenare.

Në një komunikim të brendshëm me deputetët demokratë, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka theksuar se asnjë prej tyre nuk duhet të jetë pjesë e komisioneve derisa të mblidhet grupi dhe të merret një vendim përfundimtar.

“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, shkruan Bardhi në mesazhin e tij drejtuar deputetëve./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz