BallinaLajmeMuharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Të ngjajshme

Incident në Zubin Potok, dy kunata rrahen mes vete

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në Zubin...

Arrestohet një çift në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre

Në djalë i moshës së mitur nga Lipjan është...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 389 gjoba trafiku janë shqiptuar në...

Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë për...

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të Lëvizja Vetëvendosje për fushatën zgjedhore.

Në një reagim kritik dhe me tone ironike, ai ka theksuar se kjo parti, e cila shpesh është identifikuar me politika sociale dhe mbështetje për shtresat në nevojë, ka shpenzuar mbi 4 milionë euro gjatë vitit 2025 për të siguruar fitore në zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka ngritur dyshime se kjo shumë mund të jetë edhe më e madhe nëse përfshihen, sipas tij, edhe mjetet e shpërndara nga buxheti publik.

“LVV-ja, kjo ‘parti e ndihmave sociale’, që pretendon barazi dhe përkrahje për më të dobëtit, rezulton të ketë shpenzuar mbi 4 milionë euro për vete gjatë 2025 për të fituar zgjedhjet. Por kjo nuk është e gjitha. Me gjasë, kësaj shume duhet t’i shtohen edhe rreth 100 milionë euro të tjera nga buxheti i Kosovës, të shpërndara në formë bonusesh prej 100 eurosh për kategori të ndryshme, me qëllim ndikimin tek votuesit dhe sigurimin e mbështetjes përmes asaj që ai e cilëson si korrupsion elektoral”, ka shkruar ai.

Më tej, Muharremi ka vlerësuar se partia ka pësuar një transformim të thellë nga koha kur ishte në opozitë, duke shtuar se, sipas tij, tashmë mungojnë kauzat dhe projektet madhore.

Ai ka theksuar se fokusimi i vetëm mbetet mbajtja e pushtetit, duke paralajmëruar se një qasje e tillë nuk është e qëndrueshme në afat të gjatë.

“Nga LVV-ja që e kemi njohur dikur në opozitë, sot nuk ka mbetur pothuajse asgjë. Shumë nga praktikat që dikur premtonte se do t’i luftonte, tani po i zbaton vetë”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz