Muaji i Mërgatës në Drenas, çdo ditë me aktivitet dhe koncerte në shesh
Nën Patronatin e Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mbahet eventi Muaji i Mërgatës, i cili do të fillon nga data 7 Korrik 2018 deri më 5 Gusht 2018, dhe përfshinë 28 ditë aktivitete të ndryshme në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” për bashkëatdhetarët tanë që do të vijnë gjatë muajve të verës në vendlindjen e tyre.
Hapja e eventit Muaji i Mërgatës do të bëhet me 7 korrik 2018, duke filluar nga ora 18:00, me muzikë Live Qytetare nga Hajzer Gjoshi dhe Valëza Zogaj. Dhe do të vazhdojë me mbrëmje muzikore cdo të dytën mbrëmje deri më 5 gusht 2018, në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, fillimisht me këta këngëtarë të mirënjohur të estradës tonë:
Më datë 9 korrik 2018, koncert me Baboo Darabuka, Dj Benity dhe Kosovare Hasi;
Më datë 12 korrik 2018, koncert me Grupin Fisniket Live;
Më datë 15 korrik 2018, koncert me Korab Shaqiri;
Më datë 16 korrik 2018, koncert me Robert Berisha;
Ndërsa më datë 21 korrik 2018, koncert me Gent Fatalli.
Muaji i Mërgates përfshinë aktivitete të ndryshme të cilat do të shfaqen për bashkëatdhetarët tanë për herë të parë në Komunën e Drenasit.
Aktivitetet përfshijnë vendosjen e shtëpizave të Drurit në Shesh me pije freskuese gjatë tërë muajit, aktivitete artistike, si: muzikë live, DJ, ekspozita e pikturës dhe fotografisë nga artistë vendor, të diasporës dhe vendeve të ndryshme si Shqipëria, Maqedonia etj.

Lexo edheDrenas, ka dhënë dorëheqje nga posti i asamblistit, por paga i del në llogarinë e tij bankare (FOTO)
Ekspozita personale nga Besart Gashi, Koncerte të veçanta c’do të dytën mbrëmje me këngetarë të mirënjohur të estradës tonë, vendosja e Kinemasë Verore, vendosja e tendave me veshje popullore dhe produkte tjera, vendosja e minishtëpizave në të cilat do të organizohet Panairi i Librit dhe vendosja e një këndi të lojërave për fëmijë për argëtimin e tyre.
Po ashtu edhe aktiviteti i muajit të Mërgatës do të përcillet me vendosjen e një Videoprojeksioni të vendosur në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në të cilën do të shfaqen lojërat e Kampionatit Botëror 2018.
Eventi Muaji i Mërgatës organizohet nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me OJQ “Panajot Kanaçi”.














